TURQI – Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i njohur i aktorëve turk një vit kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre shumë vjeçare.

Shpesh herë dyshja janë përfolur për krisje të marrëdhënies së tyre. Por nëpërmjet deklaratave të ndryshme dyshja ka treguar se nuk kanë pasur asnjëherë të tilla probleme. Madje së fundmi mediat turke raportojnë se çifti kanë një vit që po përpiqen të sjellin në jetë një fëmijë dhe tani, aktorja bukuroshe është shtatzënë dy muajshe.

32-vjeçarja Fahriye Evcen, flitet se për një vit të plotë i është nënshtruar trajtimit dhe ka marrë kura për të sjellë në jetë një fëmijë. Lajmi i pritjes së ëmbël, në fakt, është konfirmuar edhe nga mjeku i aktores, ditët e fundit. Evcen është dy muajshe shtatzënë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb