Drejtori aktual i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit, Elio Bajramaj është shkarkuar nga detyra. Ky institucion do të drejtohet tashmë nga Laert Vasili, vendim ky që do të merret nga Këshilli Bashkiak këtë të premte.

Kryetarja e bashkisë, Valbona Sako ka shkarkuar drejtorin aktual të Qendrës Kulturore, Elio Bajramaj i cili u emërua në këtë post pas daljes në pension të shkrimtarit Bashkim Hoxha.

Bashkia do ta paraqesë këtë emërim në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Durrës, që do të mbahet të premten, më 27 shtator, duke kërkuar nga këshilltarët miratimin e shkarkimit të Bajramajt nga drejtor i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe emërimin në këtë detyrë të Laert Vasilit.

Njëkohësisht pritet që të premten KB të miratojë dhe ndryshimin e emërtimit nga Qendër Kulturore në teatri ”Aleksandër Moisiu”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb