Ylli i “The White Lotus” dhe “You”, Lucas Gage dhe stilisti i famshëm Chris Appleton tani janë të fejuar, thanë burimet për Just Jared.

Lajmi vjen vetëm disa muaj pasi çifti publikoi për lidhjen e tyre, duke habitur fansat që më parë nuk ishin në dijeni të romancës së tyre.

Aktori 27-vjeçar dhe parukieri 39-vjeçar kishin disa kohë që ishin në lidhje, por vetëm në shkurt të vitit 2023 ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre. Më vonë ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift disa javë më vonë.

Ndërsa Gage nuk ka folur publikisht për seksualitetin e tij, ai ka pranuar se ndihet nën presion për të trajtuar këtë çështje në të kaluarën. Megjithatë, duket se ai dhe partneri i tij janë fokusuar tek dashuria për njëri-tjetrin dhe po ndërmarrin hapa për të ndërtuar një të ardhme së bashku.

Sipas Us Weekly, çifti u fejua para se të kishin unaza dhe më pas shkuan t’i zgjidhnin së bashku. Ndonëse ende nuk kanë bërë asnjë njoftim publik për fejesën e tyre, raportohet se lajmin ua kanë treguar miqve të ngushtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb