BRITANI E MADHE

“Meghan Markle si Diana”. George Clooney mbron dukeshën e Sussex, e cila sipas tij ngacmohet shumë nga mediat britanike në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur me princesh Dianën në të kaluarën.

“Është një femër 7 muajshe shtatzënë dhe persekutohet e ndiqet nga pas kudo, flitet gjithmonë për jetën e saj dhe për të kaluarën e saj. Historia përsëritet dhe të gjithë e dimë si përfundoi ajo e Dianës”- ka thënë aktori i njohur për revistën amerikane Who.

Kujtojmë që pak ditë më parë Daily Mail publikoi një letër e shkruar me dorë nga Meghan për babanë e saj. Në letër shkruhej se dukesha ndihej shumë keq pas intervistës së babait të saj në mediat britanike dhe për sulmet e tij të shpeshta.

George Clooney si një mik i afërt i Harry-it dhe bashkëshortes së tij i ka dalë në mbrojtje. Ai vijoi sulmet e tij duke drejtuar gishtin kundër shtypit britanik duke i quajtur abuzime dhe ngacmime të vërtetë ato që bëjnë ata më dukeshën.

Kujtojmë që nëna e William dhe Harry-it, Diana ndërroi jetë tragjikisht në 1997 në një aksident të rëndë me makinë. Mjeti në të cilën udhëtonte princesh Diana me të dashurin e saj, Dodi Fayed u përplas në një tunel në Paris.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb