TIRANË- 10 vite kontribut në teatrin e kukullave të Tiranës dhe vjen një ditë që e shikon veten në mes të katër rrugëve si i papunë.

Të gjithë e njohin si Fredi i vogël për shkak të shtatit tepër të shkurtër anomali e trashëguar që në lindje, po pavarësisht kësaj aktori i “vogël” Alfred Zeneli tregon se është një profesionist që e do teatrin e do punën që bën edhe pse eprorët e flakën në rrugë pa menduar se vjen nga radhët e aftësisë së kufizuar. I indinjuar për largimin e tij nga teatri pas 10 vitesh punë si kukull lëvizëse Fredi ka vendosur të përdorë armën e tij të fundit të protestojë para kryeministrisë për një vendim që e cilëson tërësisht të padrejtë. Fredi thotë se ka qenë viktimë e presioneve të vazhdueshme nga eprorët që për më tepër e kanë mbajtur larg roleve që nga viti 2013.

Alfred Zeneli është i pari aktor me aftësi të kufizuara të veçanta që arrin të diplomohet në Akademinë e Arteve. Por edhe pse këtë ia atribuon njerëzve të mëdhenj të skenës si Guljelm Radoja, “Fredi i vogël” thotë se diskriminimi fizik nuk i është ndarë që nga shkolla dhe i njëjti paragjykim diskriminues po e ndjek edhe në punë e jashtë saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb