Aktori me origjinë shqiptare Jim Belushi do të ndahet nga bashkëshortja e tij. Mediat e huaja raportojnë se aktori i njohur i filmave amerikanë ka bërë kërkesë për divorc.

Ylli i kinematogrtafisë, tashmë në moshën 67 vjeç zyrtarisht po ndahet nga gruaja e tij Jennifer Sloan pas më shumë se 23 vitesh martesë. Kjo është hera e dytë që po tentojnë brenda 3 viteve që ccifti po tenton të ndahet dhe ti japin fund martesës.

Të Premten, Belushi paraqiti dokumente në Gjykatën Superiore të Qarkut Los Angeles, sipas TMZ.

Në Mars 2018, Sloan paraqiti grupin e saj të letrave të divorcit duke pretenduar se “argumetnet ishin të papajtueshme” të vjetruara, por çifti më vonë u pajtuan. Një vit më vonë, Belushi bëri kërkesë për refuzimin e kërkesës për divorc.

Kjo është martesa e tretë për Belushin. Ai ishte martuar më parë me Sandra Davenport, me të cilën ka një djalë të rritur, Robert James. Ai kishte një martesë dyvjeçare me Marjorie Bransfield para se të martohej me aktoren Jennifer Sloan në 1998. Së bashku ata kanë vajzën Jamison, 22 vjeç dhe djalin Jared, 19 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb