Aktori Neritan Liçaj në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala në “News 24” u shpreh se është në protestë në mbrojtje të Teatrit.

Ai tha se për të nuk ka rëndësi se kush e organizon protestën, por rëndësi kanë kauzat për të cilat dilet për të protestuar.

“Unë jam këtu për Teatrin. Nuk ka rëndësi se kush e organizon. Për mua ka rëndësi që dilet për kauza që ia vlen të protestohet. Protestohet për të drejtat, nga PD, nga artistët, nga të pastrehët.

Sot protestoj për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, për gjithçka që nuk shkon në vend dhe keqpërdorimit të pushtetit”, tha Liçaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb