Protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar vijon.

Mes protestuesve, aktori Romir Zalla tha se ky teatër ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor dhe se qytetarët duhet të vazhdojnë të protestojnë për atë që ndodhi.

“Nuk kemi humbur asnjë betejë, fakti që njerëzit janë këtu, nuk janë se i kam sjellë unë, vijnë sepse e ndjejnë se e kanë kuptuar që lufta aty nuk ishte thjesht për metra trualli, llac e tulla dhe përplasje estetiko-kulturore mes komunitetit të artistëve. Qëndresa është për faktin se teatri ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor, të mos e humbim edhe atë shpirtëror”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: