BEOGRAD- Aktori i njohur amerikan Steven Seagal ka marr shtetësinë serbe. Ky vendim, i cili u bë publike pas një deklarate nga ana e qeverisë, vjen fill pasi aktori dhe producenti veteran ka vizituar dy herë Serbinë, ndërsa ka lavdëruar udhëheqjen e saj populiste dhe duke thënë se ndjehet si serb.

Sakaq, gjatë njërës perj vizitave, Seagal është ofruar që të trajnojë forcat speciale serbe në Aikido, një art luftarak japonez, që ai ka praktikuar në disa filma të tij. Vizitat e tij janë sponsorizuar nga një grup serb pro-rus.

Ndërkaq, Steven Seagal është njëri nga disa njerëzit e famshëm perëndimor që shoqërohen me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe e lavdërojnë atë, ndonëse marrëdhëniet diplomatike midis Moskës dhe Perëndimit janë të tensionuara. Ndërkohë, Serbia po bën përpjekje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht po lufton për të tejkaluar kundërshtimin e fortë nga nacionalistët që mbështesin Kremlinin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: