Ercan Kesal, aktori turk që luan rolin e babait tek seriali “Çukur” ka dhënë një intervistë në Tiranë për “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe. Kesal në moshën 50 vjeçare ka lënë profesionin e mjekut dhe i është përkushtuar aktrimit. Ai thotë se ndan shumë elemente të përbashkëta më rolin e babait në serial, sidomos tek përkushtimi në familje.

Kesal ka treguar episode nga xhirimi i serialit që ka rezultuar shumë i ndjekur edhe në Shqipwri, ndërsa shprehet se publiku ka shumë ndikim tek ndërtimi i skenareve apo dhe jetëgjatësia e një personazhi. Ai thotë se në Turqi ka një kinema populiste dhe se ai nuk e sheh veten aty, por shprehet se përkrah realizime që kanë në qendër filozofinë dhe mesazhet universale. Ai është autor i shumë librave, ndërsa së fundmi është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, nga pedagogia e Gjuhës Shqipe, Lindita Latifi.

Libri “Kandidati për kryetar” i Kesal hedh dritë mbi pazaret e politikës, ndërsa ka edhe elemente autobiografike. Para pak kohësh ai vetë ka qenë kandidat në një nga minibashkitë e Stambollit e thotë se ka shkruar mbi ato që i duhet të heqë dorë njeriu, për t’iu futur politikës. Ercan është bashkëshorti i njërës prej aktoreve më të njohura turke, Nazan Kesal e cila është bërë shumë e famshmë me rolin e zonjës Fazilet.

Sa i përket presionit të mediave rozë, Kesal thotë se bën një jetë të qetë dhe e gjithw familja janë gjithë kohës duke punuar dhe nuk kanë shumë kontakt me mediat. Shumë i kënaqur, Kesal thotë se edhe i biri ka talent për aktrimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: