TIRAN E

Aktori i njohur turk, Tolgahan Saysiman ka shprehur keqardhje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Përmes një postimi, aktori i njohur turk ka ndarë dhimbjen me popullin shqiptar në këto ditë të trishta, duke kujtuar tmerrin e jetuar në Turqi në tërmetin e vitit 1999, që mori shumë jetë njerëzish.

“Në vitin 1999, ne jetuam një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë, ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen që ndjeni ju sot, ne e kuptojmë shumë më mire. Zoti i ndihmohtë të gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla. Jemi me ty Shqipëri”- shkruan Tolgahan.

Në vitin 1999 si pasojë e nje tërmeti në Veriperëndim të Turqisë gjetën vdekjen rreth 18.000 persona. Kujtojmë që aktori i njohur turk është martuar me ish Miss-in shqiptar Almeda Abaza me të cilën ka edhe një djalë disa muajsh.

Untitled 2
Untitled 2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: