Intervistoi: BEN ANDONI*
Zllata Numanagiç është një emër shumë i njohur dhe dashuria e ekranit për publikun e ish-feder
atës jugosllave. Ishte e para bionde që rrëmbeu zemrat e publikut, por edhe që u bë simbol i bukurisë sllave dhe madje imazhin e saj u munduan edhe ta eksportonin. Zllata ka luajtur shpesh me aktorë kosovarë për të cilët ruan nderimin më të madh, ndërsa shpjegon në këtë intervistë të shkurtër sesi erdhi në Shqipëri, si vendosi të hapte restorantin e saj në Sarandë, por më shumë se kaq befasinë e pritjes së shqiptarëve për të. “Një popull kaq i vëmendshëm, mikpritës, e të përzemërt unë nuk njoh dhe, mos harroni se kam udhëtuar kaq shumë nëpër botë!” Shqipërinë e zbuloi rastësisht nga një udhëtim i një agjencie serbe turistike dhe sot është e vendosur në Sarandë me një miken e vet ku po mundohet të jetojë ëndrrën e saj të vonët…

Juve jeni një artiste e nderuar e aktrimit serb, që vlerësoheni shumë për karrierën aktoriale në vendin tuaj. Si ndjeheni tani pa artin aktiv?
“Eh, unë ende punoj, natyrisht, me intensitet shumë më pak se dhjetë apo njëzet vjet më parë.
A e dini sesi thonë për artistët e skenës: aktori punon deri sa të ketë frymë, me kusht që të ketë shëndet. Dhe fuqia i shërben. Gjithsesi, kam disa shfaqje. Herë pas here kam luajtur në një serial televiziv dhe kënaqësia më e madhe është edhe pjesëmarrja në Teatrin “Puz” ku kam tre pjesë”.

Si e keni zbuluar Shqipërinë dhe pse keni vendosur për të ndaluar në Sarandë?
“Shtatorin e kaluar kam qenë me një mike për pushime në Saranda. Kjo ishte vizita ime e parë në Shqipëri. Një agjenci turistike beogradase organizonte një vizitë të themi studimore në Shqipëri. Kam parë në kuadër të tij Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Butrintin, Gjirokastrën dhe disa qytete të tjera dhe qëndrimi ishte planifikuar në Sarandë. Ajo që mund t’i them lexuesit tuaj që ndoshta e dinë shumë më mirë se unë, sepse është kaq e lehtë ta duash Sarandën!”

Cila ishte përshtypja e parë prej shqiptarëve?
“Për mua ajo që lidhet me shqiptarët ishin një lloj shpagimi! Një popull kaq i vëmendshëm, mikpritës, e i përzemërt që unë nuk njoh asgjëkundi tjetër dhe, më besoni se kam udhëtuar shumë nëpër botë!”
Restoranti juaj konsiderohet si një risi për turizmin shqiptar. Ideja e kujt ishte që ju keni kaluar në vendin tonë për të bërë këtë biznes?
“Olivera Borisavljeviç, një mike me të cilën kam bërë pushimet në Sarandë, u kthye në tetor për të gjetur një lokal me qira për shkak se, dihet që ka shumë njerëz që në jetën e tyre duan të hapin restorantin e tyre dhe e ëndërrojnë këtë. Olivera gjeti një vend të përkryer dhe u kthyem sëbashku në nëntor. Fillova për të përfunduar detyrat administrative. Të gjithë shqiptarët, por me të vërtetë të gjithë, e me gjithë zemër më kanë ndihmuar për t’i kryer punët në mënyrë të rregullt. E kështu kemi filluar të jetojmë ëndrrën tonë rinore me një restorant në Shqipëri”.

Çfarë lloj menuje keni shërbyer në këtë restorant? Çfarë kombësie e keni kuzhinierin: serb apo shqiptar?
“Menuja jonë është kryesisht Ballkanase pasi ne popujt e Ballkanit hamë dhe konsumojmë shumë gjëra të ngjashme. Ne nuk kemi harruar edhe se klientët pëlqejnë dietë specifike mesdhetare.
Qëllimi ynë është që të jetë një restorant i tipit familjar, me gjellët që të kujtojnë disi edhe ushqimet që ju hani kur jeni mysafir tek nënat dhe gjyshet në fëmijërinë e tyre.
Ajo që mund të them, vlerësimi për në është shumë i lartë, pasi si kemi dëgjuar nga një renditje më shumë se 80 restorante në Sarandë, ne jemi në vendin e 10-të!!! e për këtë jemi shumë krenarë”.

Si reagojnë klientët shqiptarë ndaj kuzhinës tuaj?
“Shqiptarët si dhe turistët e huaj reagojnë në mënyrë të përkryer për ofertën tonë, sepse ne mbi të gjitha respektojmë të gjitha traditat kombëtare, fetare dhe të tjera. Dhe, të mos harrojmë se klientët nuk është e vështirë për t’i kënaqur kur ti me të vërtetë dëshiron një gjë të tillë!”

Në vitet shtatëdhjetë të shekullit të fundit, ju keni qenë një nga aktoret më të popullarizuara televizive serbe. Atëkohë shpesh ju kemi parë në fshehtësi dhe në një farë mënyre juve jeni e njohur si imazh. A keni menduar ndonjëherë atëkohë për të ardhur në Shqipëri?
“Në vitet ‘70 as nuk e kisha menduar por kisha ëndërruar që dikur do të vija në Shqipëri. Në Akademinë e Arteve, kam studiuar me shqiptarët për shkak sepse kishte klasa paralele me gjuhën serbe. Ne kemi pasur ditë të mrekullueshme studentore me ta dhe një shoqëri të mirë”.

Kam dëgjuar se një herë kritika vendase ju ka vlerësuar si Mona Lisa në artin sllav. Si keni reaguar ndaj këtij vlerësimi?
“Unë, me të vërtetë, nuk kam asnjë përgjigje për këtë pyetje dhe as nuk mendoj se e meritoj një krahasim të tillë me një nga figurë kaq të rëndësishme të të gjitha kohërave. Natyrisht që është vlerësim i madh, gjithsesi po ju falënderoj, që ma kujtuat”.

Kë mund të përmendni nga bashkëpunimet me kolegët shqiptarë të Kosovës? A keni interpretuar me ta?
“Unë kam luajtur me shumë kolegë shqiptarë, pasi Jugosllavia ishte një vend ku ishim të gjithë së bashku. Bekim Fehmiu, Faruk dhe Istref Begolli janë disa prej tyre …Për fat të keq, ky brez është zhdukur, ndërsa brezin e ri pothuajse unë nuk e njoh, ashtu si edhe atë në pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë. Kur kalojnë kohërat mbesin kujtimet”.

Sipas mendimit tuaj, a mund të quhet brezi i aktorëve të republikave i nënvlerësuar?
“Në kohën time nuk e dinim tamam këtë dhe madje nuk pyesnim se nga vije. Ishte e rëndësishme që të ishe një njeri apo jo. Çdo komb ka të dyja anët si të mira dhe të këqija në çdo kuptim. Kjo nuk është asgjë e re, as e rëndësishme, që ta përmend”.

A mendoni të keni aktivitete me artistë vendas?
“Unë do të isha shumë e kënaqur që të bashkëpunoja me artistë vendas. Kam regjistruar shumë bashkëpunime, duke luajtur në filma të huaja (italiane, franceze, amerikane …).

Ka qenë e mrekullueshme dhe mbetet e tillë basjkëpunimi por thjesht mendoj tani se në moshën time nuk kam shumë shpresë”.

Çfarë doni të bëni më shumë?
“Ajo që do doja më shumë? Jeta ka qenë e mirë me mua! Më dha një nip, një djalë të bukur, një karrierë të mirë, kënaqësi e madhe, miq besnikë në mbarë botën. A nuk do të isha e pacipë që të ketë më shumë shpresa? E vetmja gjë që unë do të doja është të jetoja një jetë aktive dhe dinamike”.
(er.nu/Milosao/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb