Aktorja Ema Andrea e ftuar në emision ‘Top Talk’ teksa foli për dhunën ndaj grave, rrëfeu se edhe ajo është përballur me dhunë fizike.

Ndër të tjera, Ema shtoi se nuk është e thjeshtë vetëm të denoncosh.

‘’Gratë varen ekonomikisht tek burrat. Ku kanë kundër dhe familjen së tyre, kundër ndarjes, ku mentaliteti është, ‘hë se burri do ta ngre njëherë dorën’, nuk e kanë kaq të thjesht të denoncojnë’’- tha ajo.

Ema Andrea: Po nuk jam viktimë e kësaj dhune, por po, jam përballur shpesh. Dhuna verbale, arrogancë, është fatkeqësisht në vendin tonë dhe profesionin tonë. Siç kam pasur dhe fatin që të punoj në ambiente krejtësisht ndryshe nga çfarë po flasim më lart, por është e pashmangshme për të mos u përballur me dhunën verbale, por po jam përballur dhe me dhunën fizike.

Denis Dyrnjaja: Ka qenë kjo një dhunë fizike rastësore, apo permanente, sepse ka tipologji të ndryshme të dhunës.

Ema Andrea: Jo rastësore, po flas nuk jam viktimë, nuk ka pasoja. Por dikush ka tentuar ta çojë deri në dhunë fizike një dialog që nuk i ka shkuar për shtat. Gjithmonë kam menduar që kur i ndodh një njeriu si unë, që jetoj në një shoqëri krejt ndryshe dhe krejt larg dhunës. Një personi që nuk ka turp për ta deklaruar dhe mund të denoncoj, unë marr me mend se çfarë mund t’i ndodhë dikujt që jeton në një zonë që gjithmonë fajin e ka gruaja.

Denis Dyrnjaja: Qëllimi që unë të pyeta, doja ta bëja sa më konkrete sepse duke dhënë shembullin tonë të rastit, i japim kurajo që çdo grua apo individ që dhunohet të marrë kurajon dhe të flasi. Kështu që ndaj do të doja që në kuptim të ndajmë eksperienca qoftë dhe natyrale, e të mos e kthejmë në një bisedë të kuptimit të seminarit dhe leksionit. Po mikeshat e tua, kanë pasur raste të dhunës.

Ema Andrea: E kanë fshehur. Meqenëse më pëlqen të kem ndërgjegje të bëj timen në këtë shoqëri, i jam afruar shumë edhe grupeve fort të prekura. Nuk është e thjeshtë vetëm të denoncosh. Gratë varen ekonomikisht tek burrat. Ku kanë kundër dhe familjen së tyre, kundër ndarjes, ku mentaliteti është, ‘hë se burri do ta ngre njëherë dorën’, nuk e kanë kaq të thjesht të denoncojnë. Natyrisht edhe gratë që e kanë një farë pozite, jetojnë në shoqëri, as ato se kanë të thjesht të denoncojnë. Për një mijë motive, për atë që bëhet publike, për reagimin social, për shqetësimin që do të sjelli, shumë gra e mbyllin në heshtje këtë çështje dhe shumë gra të tjera që ngrenë zërin ndihen vetëm, ose kthehen mbrapsht dhe nuk është kaq e lehtë sepse janë të varura ekonomikisht. Nuk vijnë të gjitha me edukim, nuk janë të gjitha në punë. Këtu unë besoj se rregullatori më i rëndësishëm është shteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb