Aktorja e njohur Sharon Stone ka zbuluar në fillim të kësaj jave historinë e saj në lidhje me abortet. 64-vjeçare komentoi në një postim të PEOPLE në faqen e tyre zyrtare Instagram, ku shfaqej një intervistë ekskluzive me Peta Murgatroyd, e cila kohët e fundit foli për humbjen e fëmijës ndërsa bashkëshorti i saj, Maks Chmerkovskiy, ndodhej në Ukrainë.

“Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar në lidhje me thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga aborti,” zbuloi Stone, e cila është nënë e tre djemve përmes birësimit: Quinn Kelly, Laird Vonne dhe Roan Joseph.

“Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi bërë të ndiejmë se është diçka për ta përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi.”

Sharon 2
Sharon 2
Rgbv
Rgbv

“Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm, për të cilin kemi nevojë”– vazhdoi ajo.

Në bisedën e saj ekskluzive me PEOPLE, Murgatroyd, 35- vjeç, foli për herë të parë për humbjen e fundit të shtatzënisë. Ajo kujtoi se ishte shtrirë në një shtrat spitali. Ajo bëri thirrje për ndihmë pasi e gjeti veten në dyshemenë e dhomës së gjumit të djalit të saj të vogël, plotësisht e paaftë për të lëvizur pasi rezultoi pozitive për koronavirus ditë më parë.

“Nuk kisha forcë. Nuk mund ta hapja frigoriferin për të ushqyer djalin e vogël,” tha kërcimtarja. “U bë aq keq sa filloi të më merrej fryma. Ishte vërtet dramatike.”

Në spital, Murgatroyd telefonoi bashkëshortin e saj i cili ishte mijëra milje larg në Ukrainë.

Mendova se ai do të zbulonte disa lajme vërtet të këqija. Unë thashë: “Çfarë nuk shkon?”– kujton ajo. “Doktori më tha: “A e dinit që ishit shtatzënë?”

Në anën tjetër, Chmerkovskiy, u gëzua pafund kur dëgjoi doktorin të thoshte: “Ti je shtatzënë”, tregoi ajo, por gëzimi u kthye menjëherë në trishtim pasi mori vesh që e kishin humbur fëmijën.

Që kur foli me PEOPLE për humbjen e saj, Murgatroyd ka qenë e gatshme për të pasur një fëmijë të dytë përmes fekondimit in vitro, duke ndarë një video në Instagram të proçesit të saj të parë të injeksioneve të mërkurën.

“Nata ime e parë e trajtimit IVF ??,” shkroi Murgatroyd në mbishkrim. “Po ju marrë në këtë udhëtim me mua për foshnjën nr: 2, është në të vërtetë disi e veçantë dhe e pabesueshme. Më pëlqen të ndaj gjëra me të gjithë ju, kjo jam unë dua të jem sa më transparent që të jetë e mundur.”

“Le të normalizojmë bisedat rreth abortit dhe IVF dhe të krijojmë një mjedis që është më komod për të gjitha gratë ❤️”- përfundoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb