TIRANE

Ligji i ri kundër abortit në Texas ka shkaktuar antagonizmin e aktores së njohur amerikane Uma Thurman e cila rrëfeu sesi u detyrua të abortonte një fëmijë në adoleshencë, e lënë shtatzënë nga një burrë i moshuar.

Ligji i ri i abortit i cili po kundërshtohet në gjykata, ndalon ndërprerjen e shtatzënisë nëse dallohet aktivitet kardiak i fetusit. Por kritikët argumentojnë se kjo mund të përfshijë kohën kur gratë mund të mos jenë në gjendje të dallojnë që janë shtatzënë.

Aktorja e njohur tha se ka ndjekur miratimin e ligjit “me trishtim të madh madje me tmerr” prandaj vendosi të ndajë eksperiencën e saj “me shpresën të ndihmojë në ndërgjegjësimin për gratë në pozita të dobëta, tek të cilat ligji ka efekt të menjëhershëm.”

Thurman shpjegon më tej se kur ishte adoleshente mbeti shtatzënë nga një burrë “shumë më i moshuar” kur ishte larguar nga shtëpia dhe aktronte në Evropë.

Thurman shkruan: “Kam nisur aktrimin kur isha 15 vjeçe, punoja në mjedise ku isha shpesh fëmija i vetëm në dhomë. Në adoleshencën e vonë mbeta shtatzënë aksidentalisht nga një burrë shumë më i moshuar. Jetoja në Evropë vetëm me një valixhe me vete, larg familjes, nuk dija çfarë të bëja. Doja ta mbaja beben, por si?”.

Aktorja shton më tej se kishte kërkuar ndihmë nga familja. “Ne vendosëm si familje se nuk mund të vijoja shtatzëninë dhe pranoj se ndërprerja ishte zgjedhja ime, gjithsesi zemra ime ishte thyer”.

“Aborti në adoleshencë ishte vendimi më i veshtirë i jetës time, më trishton edhe tani, por ishte rruga te jeta plot gëzim e dashuri që kam pasur. Anulimi i shtatzanisë së hershme më bëri të rritem e të bëhem nëna që desha të bëhem”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: