BRITNAI E MADHE

Aktorja e njohur Emma Thompson është nderuar me çmimin Dame Commander nga British Empire në Buckingham Palace. Gjatë takimit me princin William për të marrë çmimin, ajo e pyeti nëse mund t`i jepte atij një puthje shkruan Bbc.

“E dua princ William. E njoh që kur ishte i vogël dhe teksa po i buzëqeshnim njëri-tjetrit e pyeta: Unë nuk mund të të puth, mundem? Dhe ai më tha: Jo, mos. Kjo ditë nuk është për mua është për ty”, -është shprehur Emma Thompson.

Gjithashtu 59-vjecarja u komentua shumë edhe për veshjen e saj e cila theu protokollin mbretëror. Aktorja e njohur brritanike u shfaq para princit e veshur me një kostum blu dhe me një palë atlete sportive të bardha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb