INDI

Aktorja ikonë e Bollywoodit, Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj, Aaradhya, 8 vjeçe kanë rezultuar pozitive në koronavirus.

Lajmi vjen pasi bashkëshorti dhe vjehrri i saj janë gjithashtu të prekur nga koronavirusi dhe që prej ditës së shtunë ndodhen të shtuar në spital në gjendje stabël. Ndërsa Aishwarya dhe vajza e saj Aaradhya do të vetkarantinohen në shtëpi.

Aktorja 46-vjeçare me anë të një postimi në Twitter tha se vjehrri dhe bashkëshorti i saj do të qëndrojnë në spital deri sa të thonë mjekët.

Aishwarya Bachchan është një nga fytyrat më të famshme të Bollywood-it por edhe jashtë tij, në Hollywood.

46-vjeçarja është shpallur Miss bota dhe për vite me radhë është quajtur si një nga femrat më të bukura në botë. Ajo është e martuar me aktorin bollivudian, Abhishek Bachchan në vitin 2007.

India është shteti i tretë në botë, pas SHBA dhe Brazilit për numrin e të infektuarve me koronavirus. Deri tani në Indi janë 878,254, nga të cilët kanë vdekur 23,174 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb