SHBA

Aktorja e njohur Rebel Wilson ka zbuluar se është rrëmbyer nga një grup personash në Afrikë. Gjatë një interviste televizive, aktorja australiane rrëfeu momentin kur ndjeu më shumë frikë në jetën e saj.

Ajo tha se kishte udhëtuar me një disa gra në Mozambik kur ato u zunë pritë nga disa persona të armatosur.

“Ne ishim në një kamion bagëtish dhe disa burra me armë erdhën me një kamion tjetër. Ata u afruan pranë nesh me armët e mëdha dhe thanë: “Duhet të zbrisni nga kamioni.”, tregoi aktorja 40-vjeçare duke shtuar se u lanë të lira të nesërmen. “Ata erdhën dhe thanë: Kamioni juaj është gati. Mund të shkoni.”

Ndonëse nuk është e sigurt pse u rrëmbyen, Wilson ka zhvilluar dhe teorinë e saj. “Unë mendoj se ndoshta ata na kanë përdorur për të kontrabanduar gjëra të paligjshme në pjesën e poshtme të kamionit.”, u shpreh ndër të tjera aktorja australiane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb