TURQI

Pak kohë më parë mediat turke publikuan lajmin se Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen do bëhen prindër për herë të parë.

Gjatë këtyre 5 muajve në pritje të ëmbël Fahriye është kujdesur të mos e tregojë barkun duke postuar vetëm foto të fytyrës mirëpo së fundmi mediat e kanë kapur mat duke i publikuar foto me barkun e rrumbullakosur, kështu që ajo ka vendosur të mos fshihet më.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Aktorja ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me një xhup pellushi teksa tregon në profil sa shumë i është rritur barku.

Mediat turke kanë zbuluar se Fahriye ka shtuar shumë kile për shkak të nepsit të shtatzënisë dhe kjo gjë në fakt është normale për një nënë në pritje të ëmbël.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb