Aktorja e njohur turke Demet Ozdemir dhe partneri i saj Oguzhan Koç janë fejuar, madje i kanë bërë gjërat duke ndjekur gjitha traditat turke.

Koç ka shkuar për të kërkuar dorën zyrtarisht në shtëpinë e aktores në Zekeriyakoy. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto nga mbrëmja. Koç duket mjaft i emocionuar në shtëpinë e partneres së tij. Demet në një foto shihet me tabakanë me filxhanë në dorë.

Ajo ka veshur një fustan të bardhë të gjatë që e tregon tejet elegante dhe thekson fizikun për tu patur zili. Ajo i ka kapur flokët topuzë teksa ka bërë makeup natyral.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave turke ata së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Ndonëse data ende nuk është bërë zyrtare, mendohet që çifti do të lidhin kurorë gjatë kësaj vere

Pak ditë më parë, aktorja u pyet për ditën e dasmës, ajo tha se ende nuk e kanë fiksuar: “Sot erdha të bëj pazar për nënën, motrën dhe familjen time. Më besoni, nuk e kemi të qartë datën e dasmës, për momentin. Ditën që do ta caktojmë datën, do ta ndajmë me ju”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: