TURQI

Aktorja Fahriye Evcen dhe njëherësh bashkëshortja e Burak Ozçivit, ka përjetuar një humbje shumë të madhe. Së fundmi babai i saj ka ndërruar jetë. Mediat turke raportojnë se babai i aktores vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe kohët e fundit ishte shtruar në spital.

Dy vite më parë ai kishte bërë një operacion për kancer në stomak. Fahriye Evcen është e shkatërruar pas ndarjes nga jeta të të atit, i cili ishte njeriu më i dashur për të. Burak po i qëndron pranë në këtë periudhë të vështirë.

Çifti vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë. Fahriye solli në jetë një djalë me emrin Karan. Aktorja së fundmi po planifikonte të rikthehej në ekran. Ndërsa Burak Ozçivit është rikthyer duke luajtur në serialin “Osmani”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb