SHBA

Anne Hathaway është betuar se do heqë dorë nga alkooli për t’iu përqendruar rritjes së djalit të saj, Jonathan. Aktorja e njohur pranoi se ka vendosur të lërë alkoolin deri kur djali i saj të jetë 18 vjeç. “E kam mbajtur fjalën për gjysmë viti. Më kanë mbetur edhe 17 vite e gjysmë të tjera”- ka thënë aktorja e njohur ne një intervistë së dhënë së fundmi.

12565216 6946597 Image M 95 1555925433164
12565216 6946597 Image M 95 1555925433164

“Kam provuar të pi dhe t’i kthehem familjes, por kam kuptuar që është shumë e vështirë. Nuk mund të jesh një nënë e mirë nëse përfundon duke u dehur. Po e bëj gjithçka për djalin tim”,-u shpreh ajo më tej. Siç duket vendimi është përfundimtar dhe Anne është e vendosur për lënien e alkoolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: