Biblioteka e Londrës ka një presidente të re, gruan e parë në historinë e saj 181-vjeçare dhe ajo nuk është askush tjetër veçse aktorja Helena Bonham Carter, të cilën shumë prej nesh e takuam si muzën e Tim Burton dhe e shijuam së fundmi në seriali televiziv “Kurora”.

Aktorja, e cila është anëtare e bibliotekës që nga viti 1986, e merr stafetën nga tekstshkruesi dhe autori britanik Sir Tim Rice .

“Kjo bibliotekë është vërtet unike në botë, duke frymëzuar dhe mbështetur shkrimtarë për më shumë se 180 vjet, shumë prej të cilëve, në një farë mënyre, kanë ndikuar si në karrierën time ashtu edhe në atë të aktorëve të tjerë anembanë botës. Burimet unike, historia dhe lista e anëtarësimit e lidhin të kaluarën e madhe të letërsisë me të ardhmen time”, tha Bonham Carter.

Biblioteka e Londrës u themelua në vitin 1841, ndër të tjera nga Charles Dickens. Anëtarët e saj përfshinin gra të shkëlqyera britanike, të tilla si sufragetja Christabel Pankhurst, mjekja dhe kirurgia e parë i vendit, Elizabeth Garrett Anderson dhe shkrimtarët Virginia Woolf, Daphne du Maurier.

Drejtori i saj, Philip Marshall, komentoi për zgjedhjen e Bonham Carter: “Me një pasion për librat dhe tregimet dhe një dashuri të gjatë për bibliotekën, ajo është personi ideal për të promovuar këtë rezervuar të mahnitshëm për njerëzit krijues dhe kureshtarë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb