TIRANE – Sherri i drejtorit te Teatrit me nje gazetar ka futur ne telashe dhe aktoren Olta Gixhari. “Aktorja e njohur, Olta Gixhari është paraqitur sot pranë një rajoni të Policie në Tiranë, për të raportuar mbi ngjarjen dhe konfliktin e gazetarit të “ABC News” Eni Shehu dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli”. Keshtu shkruan nje reviste online, por Gixhari e korigjon duke thene se eshte thirrur ne prokurori.

“Mund të themi se Olta gjendet mes dy zjarreve, pasi i duhet të dëshmojë çfarë ka parë në përplasjen fizike mes Shehut dhe Çulit, njëri miku i saj më i ngushtë, dhe tjetri, regjisori i shfaqjes ku ajo ishte protagoniste “Tri Motrat”, e njëkohësisht drejtori i TK-së, shkruan revista ‘Story’.

Gazetari Shehu, depozitoi denoncimin e tij pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku deklaroi se ishte dhunuar nga Çuli në ambientet e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë Drejtori i këtij institucioni, u vetëmbrojt duke thënë se Shehu ka qenë i droguar në momentin e konfliktit. Vetë gazetari e mohoi këtë fakt, duke u shprehur se është i gatshëm për të bërë testin e drogës.

Por, e kontaktuar nga Anabel.al, OLta Gixhari e ka mohuar lajmin dhe ka shpjeguar sesi ka ndodhur ngjarja në të vërtetë. Sipas saj, ajo nuk eshte thirrur nga Policia, por nga Prokuroria.
“Nuk e kuptoj përse ka qarkulluar ai lajm. Unë në të vërtetë u thirra në Prokurori dhe jo në
rajonin e policisë. Më thirrën për të dëshmuar, gjë e cila ishte e habitshme pasi nuk kam qenë as në vendngjarje në momentin kur ndodhi përplasja. Shfaqja “Tri Motrat” zhvillohej me trupa aktorësh dhe grupi ku unë bëja pjesë, nuk luante fare atë natë”, ka thënë Olta për të sqaruar lexuesit në lidhje me debatin midis gazetarit dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: