Një prej dëshmitareve të masakrës së Mynihut ka qenë edhe aktorja shqiptare Monika Lubonja. Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook ajo tregon tregon tmerrin e përjetuar.

“Unë jam e tronditur për atë që ndodhi dhe atë që përjetuam. Kam qenë me vajzën dhe gocën e hallës. Dolëm kur kishim përfunduar disa pazare, dëgjuam ulërima. Vajzën e lajmëruan që ka vrasje. Kemi vrapuar, njerëzit ishin të tmerruar. Di vetëm që vraponim vraponim, nuk dinin se ku duhet të vraponin. Kemi përjetuar një tmerr. Njerëzit nuk kishin fuqi edhe të vraponin. Çdo gjë u bllokua, taksitë nuk lejoheshin të merrnin njerëz. Kjo që po ndodh është e papranueshme e na bën të mendohemi çfarë i detyron këta njerëz deri në këtë pike”, shkruan Lubonja.

Një 18-vjeçar sulmoi dje me armë në një restorant të Mc Donald’s duke vrarë 9 persona, mes viktimave janë edhe tre të rinj nga Kosova. Në Mynih jetojnë një numër i madh shqiptarës, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: