SHBA

Eva Longoria disa muaj më parë solli në jetë djalin e saj të parë, të cilin e pagëzoi me emrin Santiago-n. Aktrorja e njohur me origjinë meksikane mori shumë kilogramë gjatë shtatzënisë dhe tregoi se nuk e kishte aspak problem të dilte në publik me trupin e transformuar.

Madje ajo dilte shpesh në evente të ndyshme dhe tregonte me krenari barkune saj të madh. 43-vjeçarja ka treguar për revistën “People” se për të nuk ka qenë dhe aq e vështirë të përballej me paragjykimet e njerëzve në lidhje me kilet e shtuara, pasi vetëvlerësimi i saj ishte shumë i madh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Unë nuk i dorëzohem asnjë presioni. Nëse njerëzit thoshin nxito të humbësh peshë nuk i dëgjoja. Kam pasur pjesë të jetës sime gra të mrekullueshme mamaja dhe motrat e mia, të cilat më mësuan të vlerësoja veten që kur kam qenë e vogël, prandaj do të kishte qenë e pamundur për mua të humbisja vetëvlerësimin”, -ka treguar ajo.

Po ashtu, Eva ka treguar se ka filluar të ushtrohet dhe të hajë shëndetshëm për t`u rikthyer në formë: “Vazhdoj ta dua yoga-n, por ushtrimet e mia tani konsistojnë në ngritje peshe. I dhashë trupit tim kohë të merrte veten nga shtatzënia, megjithëse nuk u nguta për t`u rikthyer në formë. Tani po filloj të ushtrohem dhe të jem e kujdesshme me ushqimet. Me vështirësi po u rikthehem formave të mia.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb