Një aktrim, e kanë cilësuar mediat greke të gjithë inskenimin e bërë dhe fshehjen e të vërtetës për 37 ditë me radhë të pilotit grek, i cili mbyti pamëshirshëm gruan e tij, 20-vjeçaren Caroline. Policia së fundmi, ka treguar me detaje të gjithë skenën që kanë ndeshur kur kanë shkuar në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera.

“Gjatë gjithë kontrollit dëgjuam një zë nga katet e sipërme të shtëpisë që bërtiste për ndihmë, por nuk është e qartë se çfarë po thoshte ai. Më dha përshtypjen se nëse nuk do ta hiqja litarin shpejt, ai mund të kishte vdekur,” , tha një na policët.
Më tej ai shtoi:

“Dëgjova një zë mashkullor që dukej si i mbytur, duke bërtitur ‘ndihmë’ dhe duke na thirrur që të thyejmë derën për të hyrë në shtëpi. Në shtrat ishte një grua, e kthyer dhe e shtrirë me fytyrë poshtë, e cila i kishte duart të lidhura në një shtizë me një triko gri. Ajo kishte një leckë gri të mbështjellë në qafë, ndërsa me sa kuptuam ajo ishte pa ndjenja. Ishte një foshnjë në shpinë të gruas, e cila ishte gjallë.

Megjithatë, zbuluese është dëshmia e parë e dhënë autoriteteve nga fqinji i çiftit, i cili shprehet se në orën 6:15 të mëngjesit ai mori një telefonatë nga piloti, por nuk e kuptoi se çfarë po i thoshte saktësisht. Kështu që ai vendosi të largohej nga shtëpia e tij për të parë se çfarë po ndodhte dhe në atë kohë mbërriti policia.

Babis ishte në gjendje paniku:

Një prej policëve që mori pjesë në aksionin e 11 majit në shtëpinë e çiftit, thanë se teksa hynë në shtëpi, gjetën një dritare të thyer në bodrumin e shtëpisë. Teksa po kontrollonin, ata kanë dëgjuar një zë mbytës që vinte nga katet e sipërme, e ishte pikërisht zëri i Babisit.

“Duke ngjitur shkallët shikuam një qen të mbytur, ende nuk po kuptonim asgjë. Kontrolluam dhomat me radhë, derisa mbërritëm në papafingo dhe gjetëm pilotin. Ai ishte i shtrirë në dysheme, i lidhur duar e këmbë me një litar të bardhë, e liruam dhe ai u pa tepër i traumatizuar, por nuk kuptuam gjë në momentin e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb