TIRANË

Artisti Bujar Asqeriu është futur dashje pa dashje në politikë dhe shprehet haptas në mbështetje të së djathtës, duke treguar se bindjet e tij janë të djathta. Por në emisionin “Kjo Javë” në News24 Asqeriu ka rrëfyer dhe takimin me kryeministrin Edi Rama në një skenë filmi ku kanë luajtur të dy.

“Nuk e mohoj, bëmë dhe një bisedë të këndshme. Se mua më kanë sharë dhe të PD-së dhe të PS-së, po mua nuk më bën fajde. Më kanë sharë dhe të PD-së, ja u ble, ç’janë këto.
Ishte çik skenë e vështirë, Rama me gjithë mikun tim Bruno Shllakun më thirrën, e vura re që kishte shumë emocione dhe e mbulonin djersët, djersë të ftohta. Unë bëra shaka, i thashë po ti i mbarove hallet e qeverisë, dhe të ngelën rolet për të bërë. Më tha e kam hobi. Atë rol e bëri mirë, s’ka ndonjë gjë. Bëmë një bisedë dhe shkëmbyem disa mendime. Ai më dëgjoi me vëmendje”, tregoi Asqeriu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb