Sipas “As”, Jerome Boateng, aktualisht pa kontratë, mund të rikthehet për të luajtur dhe do ta bënte këtë në klubin e tij të vjetër: Bayern Munich. Së shpejti pritet një takim mes palëve për të përcaktuar detajet e rikthimit.

Mbrojtësi gjerman u largua para dy vitesh nga kampionët e Gjermanisë dhe firmosi për Lyon në Francë, por aventura e tij përfundoi pa ndonjë shkëlqim. Boateng kërkon ta mbyllë karrierën në Bundesligë, pse jo me me klubin ku fitoi dhjetëra trofe.

Jerome ka pranuar edhe përgjysmi page, por mbetet për t’u parë nëse Tuchel do të pranojë që ai të luajë për Bayern, ku gjithsesi do të mbetej thjesht alternativë, pasi Bayern ka dy lojtarë potencialë në atë rol, Kim Min-jae dhe De Ligt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb