LEZHE/ ELBASAN-Në sajë të masave për sezonin veror, AKU po vijon kontrollet e saj në terren, ndërsa këtë herë është ndalur në qarkun e Lezhës dhe Elbasanit. Mësohet se trupa inspektuese e DRAKU-Lezhë konstatoi pesë subjekte me shkelje të kërkesave ligjore, pasi ata kryenin aktivitetin e tregtimit të mishit në një ambient të pa miratuar dhe pa kushte higjeno-sanitare.

Ndaj tyre u mor masa e bllokimit të produktit “mish derri” në sasinë 122,5 kg për mungesë gjurmueshmërie, dhe më pas u asgjësua në Landfilldin e Shkodrës. Po ashtu ndaj këtyre subjekteve u mor masa administrative me gjobë 100 000 lekë për secilin.

Ndërsa në qarkun e Elbasanit, Shërbimi Veterinar ka kryer kontrolle në disa prej tregjeve si: Gramsh, Peqin, Përrenjas dhe Qukës, ndërsa u morën 12 masa administrative për subjektet që nuk plotësonin kushtet për tregtimin e kafshëve të gjalla, pasi ishin të pa licensuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: