AKU ka zhvilluar këtë të enjte një aksion asgjësimi të produkteve të skaduara, pas kontrollit të ushtruar në subjekte të ndryshme dhe bllokimit të produkteve përgjatë muajve të fundit në Korçë dhe fshatra.

Bllokimi i produkteve ka ardhur si rezultat i mungesës së gjurmueshmërisë së mallit, mungesës së dokumentacionit shoqërues dhe kalimit të afatit të përdorimit. Ndër produktet që janë bllokuar janë 11 ton erëza të ndryshme, 8 ton mish dhe 1700 pije energjike jashtë datës së skadencës.

Sipas drejtorit të AKU kontrollet do të vijojnë për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët. AKU ka vendosur edhe gjoba deri në 10mln lekë të vjetra në subjektet tregtare për shkelje të tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb