DELVINË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë inspektimit në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë, ka bllokuar 400 kg produkte bulmeti, përkatësisht djathë i bardhë për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Vlorë gjatë inspektimit në këtë zonë kanë konstatuar një baxho, e cila ushtronte aktivitet të paligjshëm, në pronësi të Ismail Kurra.

Nga kontrolli rezultoi se subjekti ishte i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe se po tregtonte produkte bulmeti të pasigurt, pa kushte higjieno-sanitare, pa raport analizë dhe në mungesë të dokumenteve të tjera shoqëruese.

Për këto shkelje inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Vlorë dhe atyre në Sarandë e gjobitën pronarin e subjektit, Ismail Kurra me një gjobë në vlerën e 400 mijë lekëve të reja, i sekuestruan gjithë produktin e gjetur në baxho, 400 kg djathë të bardhë, ndërkohë që urdhëruan edhe ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: