TIRANE- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar ditën e sotme një inspektim në tregun e Pazarit të Ri, për të kontrolluar cilësinë dhe kushtet e tregtimit të mishit. Nga kontrollet e ushtruara rezultoi se, dhjetëra kilogramë mish ndodheshin në markatë gati për t’u tregtuar, pa vulën e veterinerit.

Nisur nga këto konstatime, AKU bëri sekuestrimin e mishit që ishte pa vulën e veterinerit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: