TIRANE- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zbuluar sot disa produkte bulmeti, me përbërje niseshteje. Kështu, në kuadër të një urdhri të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, kontrolli është shtrirë në disa dyqane te bulmetit, baxhove dhe fabrikave të përpunimit të qumështit.

Gjatë inspektimit që nisi sot nw kryeqytet në Rrugën ‘Siri Kodra’, në një dyqan bulmeti u zbulua një sasi prej 10 kg djath, 10 kg gjizë dhe 5 kg salcë kosi, me përbërje niseshteje. Mësohet se ky dyqan ishte në pronësi të Gëzim Karolin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit së bashku me policinë kanë nisur hetimin për të zbuluar vendin e origjinës se produkteve dhe vendin ku prodhohen në mënyrë që të ketë kontrolle të vazhdueshme dhe parandalim të këtij fenomeni.

Sipas AKU dyqani nuk kishte dokumente shoqëruese, e për pasojë u bllokuan dhe sekuestruan produktet në fjalë. Po sot, në Vlorë, Drejtoria Rajonle e AKU zbuloi 12 kg djath me përmbajtje niseshteje. Ndaj subjektit u mor masa e bllokimit te produktit dhe masa penalizuese ndaj operatorit te biznesit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: