RROGOZHINE – AKU ka zhvilluar një aksion në tregun e Rrogozhinës, ku ka sekuestruar një sërë produktesh, që tregtoheshin jashtë çdo lloj standardi.

“Bllokohen 77 kg mish, 5 kg sallam, kofsha pule 13 kg etj, një sasi qoftesh e vezësh. Kafshët theren jashtë çdo standardi, pa thertore e pike te miratuar therjeje”, bën të ditur AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur më herët Bashkinë Rrogozhinë për këtë treg.
“Bashkia u gjobit një muaj përpara me 300.000 lekë gjobë nga AKU për këtë treg dhe u paralajmërua më pas zyrtarisht nga AKU e Tiranës për marrje masash”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: