Nga ENVER DOÇI*

DIBËR – Kontrolle të rrepta kanë nisur këto ditë në të gjitha magazinat e produkteve ushqimore me pakicë dhe shumivë në rrethin e Dibrës nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Kreu i AKU-t Dibër, Agron Cara, ka bërë të ditur se objekt i kontrollit do të jenë të gjitha dyqanet, edhe në fshatrat më të thella, me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore.

Të ndarë në dy grupe, inspektorët kanë nisur kontrollonin së pari nga prodhimet e paketuara dhe më pas, me afrimin e festave, do të monitorojnë thertoret, dyqanet e mishit dhe të peshkut.

Cara theksoi se nuk do të tolerohet më në kurriz të qytetarëve dhe nuk do të lejohet që mishi të tregtohet rrugeve.

Pothuajse çdo vit tregtarë të ndryshëm abuzojnë me çmimet dhe me cilësinë e produkteve që hedhin në treg në prag të festave të fundvitit për shkak se kërkesa e konsumatorëve është tepër e lartë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: