Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka bllokuar 2 ngarkesa me pjeshkë dhe rrush të importuara nga Greqia, pasi janë konstatuar se ishin me pesticide. Pas kontrolleve është konstatuar se niveli i pesticideve është më i lartë se norma e lejuar dhe ka risk mbi shëndetin e njeriut, thekson AKU.
Konkretisht është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Propamocarb, në ngarkesën me rrush nga Greqia. Gjithashtu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njofton se është konstatuar produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet.
AKU ka kryer edhe për këtë rast njoftimin përkatës pranë kategorisë së njoftimeve RASFF.
“Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.
Pjeshkët me pesticide
Kategoria e produktit: fruta – perime
Emri i produktit: pjeshkë
Vendi i origjinës: Greqi
Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.
AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF”, thuhet në njoftim.
Rrushi i importuar nga Greqia gjithashtu i konstatuar me praninë mbi normë të pesticideve
Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti “rrush i kuq francez” i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Propamocarb, me risk për shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Kategoria e produktit: fruta – perime
Emri i produktit: rrush i kuq francez
Vendi i origjinës: Greqi
AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, ka bllokuar sasinë në gjendje të produktit të konstatuar me qëllim asgjësimin.
