Ulja e ndjeshme e temperaturave ka krijuar problemet e para në Bulqizë. Të gjitha rrugët e këtij qyteti ishin të pushtuara nga akulli gjatë ditës së sotme. Pjesa më e madhe e tyre u bënë të pakalueshme si pasojë e prezencës së akullit.

Mjetet e patën të vështirë lëvizjen, ndërsa një autoambulancë e spitalit që po transportonte një të sëmurë, mbeti aty për disa minuta. Po ashtu dhe një mjet i policisë është detyruar të kthehet pas.

Banorët e Bulqizës thonë se është hera e parë që nuk merren masa të hershme nga ana e bashkisë, ndërsa drejtuesit e mjeteve shprehen se prania e akullit në rrugë është rrezik për aksidente.

Lëvizjen në rrugët e lagjes së vjetër të Bulqizës e patën të vështirë edhe këmbësorët, për shkak të prezencës së akullit. Tashmë që temperaturat do të vijnë gjithmonë në ulje, qytetarët presin një angazhim më të madh të strukturave të bashkisë për mirëfunksionimin e rrugëve të brendshme të qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb