Nga: ZONJA KATERINA

4 banane
400 gr qumësht të kondensuar
350 gr pana pastiçerie
1 çokollatë

Fruta të thata/biskota/reçel – për servirje. Në një enë plastike presim bananet në feta dhe i vendosim në ngrirje për rreth 1 orë – 1 orë e 30 minuta.

Pasi bananet të kenë ngrirë i heqim nga frigoriferi dhe i kalojmë në një makinë grirëse duke i kthyer në trajtë pureje. Rrahim panën në marengë, shtojmë qumështin e kondensuar. E përziejmë mirë dhe më pas shtojmë purenë e bananes dhe çokollatën të grirë në copëza. E përziejmë mirë dhe e vendosim akulloren në forma në frigorifer në ngrirje për 2-3 orë. Sipas dëshirës akulloren e servirim me pak çokollatë të shkrirë, me biskota të thërrmuara, me pak reçel ose me fruta të thata.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb