Nga Zonja Katerina
Përbërësit

3 të bardha veze, 150 gr sheqer, 50 ml ujë, 50 gr mjaltë, 350 gr pana pasticerie, 150 gr bajame, 50 gr cokollatë, 100 gr gliko.

Përgatitja

Fillimisht me një rrahëse elektrike kthejmë të bardhat e vezëve në një marengë të fortë. Gjithashtu edhe panen e pasticerisë e rrahim dhe e vendosim në frigorifer. Përgatisim shurupin duke shtuar sheqerin, ujin dhe mjaltin. E shtojmë menjëherë tek marenga duke e rrahur sërish për disa minuta me rrahësen elektrike. Aty shtojmë edhe panen e ngurtë dhe e përziejmë me kujdes që të ruajmë volumin. Shtojmë bajamet dhe cokollatën. Këtë masë e hedhim në një tas ose tavë keku dhe e mbështjellim me qese . E vendosim në ngrirje për reth 2 orë. E shërbejmë me gliko sipas shijes.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb