Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit ka zbardhur sot vendimet për javën e lënë pas të Seria B ku bie në sy dënimi i Palermo-s me 10 mijë euro.

Në ndeshjen e zhvilluar dje kundër Foxhia-s të fituar me shifrat 2-1, në minutën e 23-t të ndeshjes një tifoz ka goditur me akullore gjyqtarin e ndeshjes. Ky i fundit nuk ka pësuar dëmtime, por gjithçka e kishte përshkruar në relacionin e ndeshjes, ku goditja e kryesorit me akullore ishte cilësuar një shkelje e masave organizative e ndëshkueshme me gjobë prej 10 mijë eurosh.

Kjo ka mjaftuar që mediat në Itali ta cilësojnë si “akulloren më të shtrenjtë në botë”.

Gjithsesi Palermo ia hodhi paq pasi mund të rrezikonte shumë më shumë dhe kjo falë bashkëpunimit që patën me policinë për identifikimin e tifozit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb