Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar pas shkarkimit nga detyra te sekretarit të Përgjakshëm të Ministrisë së Brendshme, i cili sipas tij ishte nipi i Drejtori të Përgjithshëm të Burgjeve.

Maliqi hedh akuza ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, të cilin e quan ndër të tjera si “njolla më e zezë dhe drejtorin më të paaftë që ka njohur administrata në këto tre dekada”.

Ai thotë se dajë e nip kanë vepruar në konflikt interesi, pasi nipi bënte tenderat e burgjeve, ndërsa daja i merrte në dorëzim.

Postimi i deputetit Lefter Maliqi:

Akuzohet Daja, iken nipi. Qeveri e korruptuar, e kapur nga klanet mafioze, duhet rrezuar nje sahat e me pare.

Te dashur miq! Me shkarkimin nga detyra te Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme, u provua shqetesimi im nepermjet statusit ne FB diten e djeshme, per lidhje nepotike mes Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve dhe Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme, si Daje e nip per zhvillimin e tenderave te burgjeve, ku nipi i kryente dhe Daja i merrte ne dorezim.

E keqja me e madhe, vazhdon te qendroj i qete ne detyre, pasi abuzimet, arroganca, fyerjet, kercenimet, e shkuara e erret, tejkalimi i kopetencave, paaftesia, shantazhimet, privatizimi i detyres, shkaterrimi dhe degradimi qe po i ben sistemit te burgjeve, shkarkimet, pezullimet, lirimet, komandimet e paligjshme etj etj, jane njolla me e zeze e Drejtorit me te paafte qe ka njohur administrata e burgjeve keto tre dekada. Lufta ime per te mbrojtur me te drejte, njerezit e thjeshte qe respektojne ligjin, nuk do ndaloj asnjehere, pasi une mbroj interesat e qytetareve e jo te pushtetareve.

Interpelanca me Kryeministrin do zbardh keto te verteta dhe kush jane klanet mafioze qe bejne keto emerime pa asnje kriter, merite, aftesi por vetem sherbejne si ushtar ndaj ketyre klaneve qe perfitojne nga djersa e popullit dhe shantazhojne administraten e ndershme te shtetit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb