Jo vetëm Pepe, por edhe Bruno Fernandes ka shpërthyer ndaj arbitrit argjentinas Tello, pas ndeshjes së humbur të Portugalisë (1-0 për Marokun, çerekfinalja e Botëorit).

“Mos më prekni, dua të them atë që kam për të thënë. Nuk e di nëse duan t’ia japin Argjentinës këtë Botëror. Është shumë e çuditshme të kesh një arbitër që ka ende Kombëtaren e tij në lojë, ne nuk kemi asnjë arbitër portugez.

Keni gjyqtarët e Champions League, ata kanë nivel dhe cilësi për të qenë këtu. Arbitrat anuan qartë nga Maroku. Në pjesën e parë ishte penallti e pastër në rastin tim. Nuk jam mësuar kurrë në jetën time që të bie kur jam vetëm për vetëm me portierin, ku unë edhe mund të gjuaja në atë situatë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: