Deputeti opozitar, Kujtim Gjuzi, bëri një akuzë të fortë në rubrikën ‘Opinion’, në News24, teksa tha se disa deputetë po intimidojnë dhe tentojnë të blejnë deputetët e opozitës parlamentare.

Teksa i cilësoi këto intimidime të rrezikshme, Gjuzi tha prerë se askush nuk mund t’i blejë deputetët e opozitës së re, ndërsa shtoi se nuk do të ketë marrëveshje për Reformën Zgjedhore, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

“Gramoz Ruçi do të ketë probleme dhe problemet do të jenë 15 kushtet. Nuk ka hapje të negociatave pa u plotësuar kushtet. Të dy liershipët e partive të mëdha kanë brenda kriminelë, njerëz që kanë vrarë. Unë akuzoj Taulant Ballën, në momente të caktuara bën aq presion ndaj deputetëve sa një ditë në katin e dytë, ne sa kishim mbaruar takimin, menjëherë kërkoi të tërhiqeshin deputetët. Ne nuk na blejnë dot, edhe pse kanë ofruar edhe para, por intimidimi në familje është shumë i rrezikshëm. Ka disa deputetë të PS që intimidojnë. Një deputet më tha ‘z.Gjuzi me keqardhje se t’i do lesh disa lekë’. Unë i buzëqesha dhe i thashë rri mënjan se të ka zënë ‘Rama-Covid-19’, mua nuk më zë kollaj. Brenda opozitës nuk ka përçarje”, tha Gjuzi.

Pse kërkoni lista të hapura?
Rama do vazhdojë me teorinë e tij të mblesërisë me opozitën jashtëparlamentare. Kjo do të rrezikojë Reformën Zgjedhore. Murrizi, Maliqi, votohen në zonat e tyre elektorale. PS ndjen rrezikun. Ne jemi 30 deputetë, që i thonë 30 folës. Nuk ka shanse ta bëjë Reformë Zgjedhore ky, që është kap me zë e figurë duke vjedhur.

Pse jeni kundër koalicioneve parazgjedhore?
Partitë marrin paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe bëjnë fushatë, pse normale është kjo. Ne kemi propozimin prej 7 pikash, që duhet të kthehet në proesverbal. Ruçi na ka premtuar që do të ketë bashkëpunim, që zgjedhjet të mos vidhen. Unë e akuzova direkt që është hajdut.

Koronavirusi qarkullon ende, keni frikë mos infektoheni?
Gjuzit një ditë i bënë një rrenë, siç ja bënë një kolegut tonë. Vija nga Shkodra dhe ndihmoja një familje, bëra ambulanën, ndërkohë që duhet ta bëjë shteti. Covid-19 për mua është Covid-Rama-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb