Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, tha se PD i ka regjistruar të gjitha parregullsitë në votime.

Ajo ka hedhur akuza të forta në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili sipas saj ka shtuar mbi 100 mijë votues për 1 orë.

“Kemi regjistruar parregullsitë, presionet, shitblerjet e votave, numrat e shtuar nga ana e KZAZ dhe KQZ që vepron si kamikaze politike e Ramës. Kemi fotografuar dhe faktuar çdo parregullsi. Do t’i bëjmë evidente dhe kushdo që është përfshirë në parregullsi duhet të shkojnë para ligjit. Çdo punonjës i administratës ka pasur një kod të veçantë, kanë qenë të detyruar dhe shantazhuar me heqje dhe pushim nga vendi i punës. Vumë re që votuan të vetëm dhe nuk i morën familjarët. Në orët e fundit kur nuk po i bënin më numrat KQZ ka shtuar mbi 100 mijë votues nga ora 18:00 në 19:00”,- tha ajo.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb