Problemet sa vijnë e shtohen për yllin e Mançester Junajtid, Antoni, i cili është akuzuar për dhunë ndaj ish të dashurës, Gabriela Kavalin. Së fundmit, edhe një bankiere e ka akuzuar për të njëjtën gjë brazilianin, e cila ka pasur një histori të shkurtër dashurie me të. Në një intervistë të dhënë, Ingrid Lana thotë se Antoni gënjen vetëm për t’u vetëmbrojtur dhe se gjithashtu gati sa nuk vdiq nga dhuna e ushtruar e brazilianit.
“Lëreni të vazhdojë me gënjeshtrat e tij. Ai kërkon që të manipulojë sepse është i frikësuar. Unë kurrë nuk do të gënjeja për diçka kaq serioze. Jam në anën e grave. Pasi pash fotot e postuara nga Gabriela, vendosa të ndryshojë anë sepse e pash që Antoni gënjeu. Nuk po kërkoj famë. Nuk dua të jem pjesë e ndonjë emisioni si Big Brother. Qëllimi im i vetëm është që të luftoj në krah të grave dhe të vërtetës”, shprehej Lana. PanoramaSport