Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në Kosovë pas konfirmimit të aktakuzave ndaj Thaçit, Veselit dhe ish-liderëve të UÇK-së.

Berisha thotë se ka besim tek Gjykata e Hagës teksa nuk mohon se ka pasur edhe krime në Kosovë.

Ai kujton se janë vrarë bashkëpuntorë të Ibrahim Rugovës, komandantë legjendarë e luftëtarë, për të cilët nuk është dënuar askush.

Por Berisha thotë se Prokuroria e Hagës nuk kishte si mos përfshinte akuza në dosjen e saj kur akuza ka pasur edhe brenda pëbrenda UÇK-së, pasi komandantë e gjeneralë kanë akuzuar njëri-tjetrin për vrasje në Kosovë.

”Të pritshme dhe të paralajmëruara. Kanë ndikim në politikë. Janë paralajmëruar që me krijimin e Gjykatës Speciale, votimin e saj nga udhëheqja politike e Kosovës. Akuzat e ngritura dhe të bëra publike, para këtij akti dhe së fundmi shpallja nga Prokuroria e aktakuzëss, në këtë kontekst kryekëput i paralajmëruar. Ajo që duhet të them, është që kjo, akuza kryesore e tyre për organizatë kriminale, më duhet të them që është akuzë e Beogradit 20 vite më parë.

20 vite më parë Beogradi është përpjekur me gjithë makinerinë e tij bashkë me rusët, që UÇK-në ta konsiderojë grup kriminal terrorist. Dhe në atë kohë duhet ta pranoj, diskutimet kanë qenë jo të pakta, por kjo ishte një akuzë fund e krye politike, e pabazuar.

Në mbështetje të kësaj akuze shkonin dhe disa ekspononte të kësaj organizatë, që bënin edhe lista të vdekurish, si Ibrahim Rugovën, Sali Berishën, dhe persona të tjerë që merreshin me Berishën.

Natyrisht UÇK nuk ishte organizatë terroriste as dhe kriminale. Ndryshe ju garantoj se aleanca e atlantikut të veriut, nuk do vendosnin asnjë lloj komunikimi me ta, ashtu siç vendosën. Nuk mund të mohohet se krimet janë kryer, se në Kosovë janë ekzekutuar bashkëpuntorë të ngushtë të Presidentit Rugova, në prita apo mënyra të tjera komandantë legjendarë, luftëtarë të vendosur të UÇK.

Një numër vrasjesh janë bërë dhe nga ana tjetër, unë si një ndjekës i zellshëm i mediave të Kosovës, gjëja më rutinë e zakonshme ka qenë që këta gjeneralë akuzonin njëri-tjetrin për vrasje. Sa njëherë e kam dënuar këtë qëndrim. Nëse lexon mediat e Kosovës, ngjan se filan komandant vrau filan komandant. Pra janë akuzuar përbrenda UÇK.

Në këtë aspekt s’ka prokuror që këto akuza mos i futnin në dosje. Janë ekzekutuar personalitete të shquara të LDK, Ushtrisë së Kosovës, askush nuk është dënuar për këto.

Kam besim tek Gjykata, tek drejtësia ndërkombëtare. Theksoj se votimi i një Gjykate për të gjykuar krimet e shqiptarëve, është jashtë imagjinate. Nuk mund të mos pranojë hetimin dhe ndëshkimin e krimeve të luftës, kundër njerëzimit, kjo s’vihet në diskutim. Por asnjë njeri s’mund të votojë për një dënim të themi etnik të këtyre, vetëm etnia shqiptare, dhe jo etnia serbe e të tjera. Jashtë imagjinate kjo, në një kohë kur krimet në Kosovë të kryera nga serbë vendas në bashkëpunim me eprorët e tyre në Beograd janë me mijëra. Mbi 13 mijë të vrarë të djegur, 127 mijë banesa të shkatërruara, krime lufte kundër njerëzimit. Kjo Gjykatë merret tani vetëm me shqiptarët.”- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb