Lega Serie A vijon të insistoj, 14 qershori shihet si data e fundit kur mund të rinis sezoni, ndërsa ekipeve i duhen minimalisht 4 javë stërvitje për të qenë gati për ristart. Në këtë përfundim kanë dalë drejtuesit e klubeve të Serie A pas mbledhjes së zhvilluar. Ky është një skenar që ende nuk po gjen konfirmim nga qeveria italiane duke lënë gjithçka pezull. Për momentin e vetmja gjë e sigurt është fakti se ekipet mund të rifillojnë stërvitjen në grup vetëm më 18 maj. Ky debat ka përfshirë të gjithë aktorët në Serie A ndërsa publikisht kundër Ministrit të Sporteve ka dalë Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio:

Tare
Tare

“Dëgjova ministrin e Sportit të thoshte se duhej menduar për të mbrojtur shëndetin, por që lejon të vrapohet në parqe në mes njerëzve dhe jo në qendrat sportive me masat e duhura. Nuk e di cili është qëllimi i tij, por e sigurt është se nuk po ndihmon futbollin. Në bazë të vendimeve që janë marrë, të krijohet përshtypja se jemi të diskriminuar”, u shpreh Tare një ditë më parë. Nuk ka vonuar as reagimi i Vincenzo Spadafora:

Vincenzo Spadafora
Vincenzo Spadafora

“Të rifillojmë stërvitjet nuk do të thotë që do të rifillojmë edhe kampionatin. FIGC dëshiron të rifillojmë në mesin e qershorit por nuk jemi në gjendje të themi se si do të evoluoj virusi. Është e pamundur të caktojmë që tani një datë se kur mund të rifilloj kampionati. Komplot kundër futbollit? Zëra qesharak, un lëviz vetëm duke respektuar rregullat”, u shpreh Ministri i Sporteve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb