Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ për numrin e mandateve që synon ajo tha se i pëlqente për shumë arsye numri 34.

Mes të tjerash Kryemadhi tha se përmbysja do të jetë e jashtëzakonshme. Duke u ndalur tek rezultatet e PS-së në Vlorë, Kryemadhi tha se e majta merr 6 mandate në këtë qark.

“Edhe zoti Basha thotë se nuk do të ketë asnjë ish-ministër. Ashtu jemi dakord të dy. Të jenë të gjithë të ri. Kurajo më ka ardhur prej të rinjve. Nëse do të isha tjetërsuar s’do të kisha këtë energji. Unë nuk bëj kompromis. Brezi i ri ka ndikuar në momente të vështira të tranzicionit. Duke qenë dhe besimtare, që ta shtoj këtë gjë; do të mbjellësh se çdo të korrësh. Tashmë numrat janë të parëndësishme, përmbysja është e jashtëzakonshme. Më pëlqente numri 34, për shumë arsye, por përmbysja do të jetë e jashtëzakonshme. Dy listat janë një qëllim; përmbysja e një sistemi të kalbur. Unë PS i shoh 6. Presidenti ka sondazhet e veta. I Shoh 6 nëse bëjnë më gabime Rilindja. Se me gabimet, Rilindja do ta ketë të vështirë. Edhe pse e ndihmon shumë Ilir Meta me vajtjen e tij në Vlorë.”, tha Kryemadhi.

Ndër të tjera Kryemadhi u pyet dhe për akuzat për rastin e shit-blerjes së votave në Pukë, ku policia arrestoi një qytetar që bënte rolin e sekserit, ndërsa procedoi penalisht kreun e LSI-së në Punë. Kryetarja e LSI-së e cilësoi incidentin në fjalë një inskenim.

“S’ka logjikë, është inskenim. Incidenti i Pukës ndodhi menjëherë pas takimit të jashtëzakonshëm që u bë në Pukë nga strukturat e LSI. Zoti Benet Beci, jam habitur me përfshirjen e tij në listat e socialistëve, pasi s’ka lidhje me socialistët shkodranë. Qofshin katolikë dhe myslimanë, ishte një pjesëmarrje e jashtëzakonshme në Pukë. Siç tentoi sot Ed Rama në këtë inskenim që bëri, tentoi që të nxirrte tradhtarin e radhës pas Vlorës e Durrësin. Janë gjëra që të largojnë vëmendjen nga ngjarjet. Në Lezhë e kemi të qartë se çfarë po ndodh në Bibliotekën ku Rilindja shpërndan ushqime. T’ua arrin lekët dhe të votojnë numrin 6. Kemi bërë shumë denoncime. Më 26 prill ndryshimi do jetë i jashtëzakonshëm. E vetmja furtunë do jetë në kokën e Edi Ramës. Kur kam bërë votimin elektronik në 2012, kemi pasur të njëjtën aparaturë që ka sot LSI. Kam 17 fushata elektorale që kam bërë me PS, me LSI-në nuk them që jam e pazëvendësueshme, përkundrazi. Nëse i gjithë fokusi, i gjithë strukturave partiake është tek funksionimi dhe menaxhimi i procesit zgjedhor, historitë e tjera janë ‘merre me lëng se mishi mbaroi’. Janë çfokusim.”, pohoi ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: