TIRANE- Çështja në ngarkim të ish-deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza, i cili është akuzuar për ‘fshehje të ardhurash’, është regjistruar tek Krimet e Rënda.


Mësohet se dosja në fjalë është hedhur në short, ndërkohë si kryesues i trupës gjykuese është përzgjedhur Klodian Kurushi.


Kujtojmë se çështja ndaj Pezës mbërriti tek Krimet pas shpalljes se moskompetences nga Gjykata e Lartë pak muaj më pare.


Hetimet ndaj Alfred Pezës, nisën pas publikimit të një kontrate noteriale, sipas së cilës bashkëshortja e tij, kishte investuar shumën prej 1.14 milionë dollar për të blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: